Duke nisur nga data e sotme do të nisë shpërndarja e shpërblimit të pensionistëve prej 5 mijë lekësh me rastin e festave të fundvitit. Por kjo gjë ka sjellë rradhë pranë sporteleve të Postës në Shkodër.
Siç shihet edhe nga pamjet, vërehet një mosndërgjegjësim i qytetarëve për mosrespektimin e masave anticovid. Kokë më kokë pa distancim social te moshuarit qëndrojnë prej dy orësh pas dyerve të Postës.
Një nga pensionistet shprehet që të hapen sportele të tjera që të kryejnë punë pasi jemi edhe në kohë pandemie dhe thotë se po ju ruhet familjarëve dhe jo të mblidhen grumbull. Situata është vërejtur dhe në kryeqytet dhe shumë qytete të tjera të vendit.
Comments are closed.