Nga vlerësimi i kryer në baza dinamike, rezulton një incidencë 359 raste për 100 mijë banorë. Situata ka paraqitur një qendrueshmëri sa i takon rasteve, përqindja e shtretërve të zënë është 63% për spitalet Covid dhe në rang vendi pak më shumë se 20 per qind. Kanë pasur impakt masat që janë marrë derimë tani, por meriton që të vlerësohet në mënyrë dinamike
Puna në terren po vijon, jemi në gadishmëri të plotë, vijon testimi gjurmimi i rasteve që janë zbuluar, ka nisur testimi i shpejtë dhe në 6 pika në Tiranë, si dhe në të gjitha qytetet e tjera, në spitalet rajonale dhe në shërbimet e urgjencave. Duke qenë se kemi hyrë në periudhën e festave kemi marrë disa vendime:
Kufizime nga ora 20 e 30 deri në 6, duke nisur nga data 24 Dhjetor deri në 4 Janar. Prej datës 5 Janar kufizimi rikthehet në orën 22:00 Kufizimi i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve fastfood dhe bareve duke filluar nga ora 20 e 30 deri në 6 të mëngjesit. Qytetarët të shmangin udhëtimet e panevojshme
Comments are closed.