Në një konferencë për shty, Silva Bino u përgjigj lidhur me konstatimin e mutacionit të ri të Covid -19 në Britaninë e Madhe ditët e fundit, ku shpreh se të dhënat e deritanishme tregojnë se ky virus nuk mund të ketë një impakt të rëndë në organizmin e personave që infektohen apo kanë kaluar Covid19
.Komiteti i Ekspertëve thekson se do të mbikëqyrin të gjitha rastet e reja pozitive që do të dalin në vendin tonë si pasojë e mutacionit të ri.
Lidhur me hapjen e shkollave dhe kopshteve, ministrja e shëndetësisë theksoi se nuk do të ketë ndryshmi të datave.
“Ministria e arsimi ka vlerësuar hapjen e shkollave më 11 janar duke rindërtuar programin mësimor. Çerdhet dhe kopshtet nuk kanë përbëjnë përjashtim nga kufizimet e bëra deri më tani” u shpreh Manasterliu.
Komisioni i Ekspertëve thotë se ky mutacion i ri i koronavirusit është zbuluar në Angli dhe se nga të dhënat e deritanishme nuk paraqitet në një formë të rëndë të sëmundjes
Sa i përket mutacionit të ri të virusit të zbuluar nga autoritete e Britanisë, i cili gjithashtu është identifikuare edhe në Holandë dhe Danimarkë deri më tani nuk ka të dhëna që mund të paraqitet në forma të rënda të sëmundje. Është një e dhënë e saktë, duke pasur parasysh nivelin e larta të sistemit shëndetësor në Britaninë e Madhe, të cilët kanë vendosur një sistem monitorim për rastet e reja nga ky mutacion. Ne do të marrim masat tona duke bërë survejimin e rasteve të reja në vend
Comments are closed.