Ruke Dervishaj, 102 vjeçarja shqiptare nga Isniqi i Deçanit ka kaluar koronavirusin pa përdorur ndonjë terapi.
Ajo thotë se virusi nuk i la asnjë shenjë dhe se nuk pati nevojë për ndonjë terapi të veçantë, duke besuar se fuqinë e ka nga ushqimi natyral që ajo konsumon.
E kam kaluar si një flamë. Nuk kam pasur as kollë. Teshtimja më mbërthente. Goja më hapej ashtu sikurse të vjen gjumi. Asgjë tjetër nuk kam pasur, tregon ajo për Klan Kosovën.
Edhe pse ajo vitin e kaluar kishte një sulm në kokë, në përballje me koronavirusin ajo nuk pati nevojë për ndonjë terapi.
E moshuara thotë se ka qenë konsumuese e ushqimit natyral, pretendon edhe një arsye tjetër pse koronavirusi nuk arriti ta mposhtë
Kam qenë në rrugë të Zotit të gjitha herët. Kam qenë e mëshirshme si për timin, si për të huajin. Nuk kam qenë armik për askënd. Aty ma ka dhënë Zoti krahun.
Aspak nuk jam frikue. Zoti ta jep ymrin, Zoti ta shkurton. Kur ka thënë Zoti kam me vdek edhe sikur të më mbajnë në shuplakë të dorës, deklaroi ndër të tjera Ruke Dervishaj.
Comments are closed.