Alketa Vejsiu ka kërkuar falje publike përmes një postimi në rrjete sociale, për një gabim të para pak ditëve më parë që u përfol dhe komentua në rrjet.

Moderatorja postoi një video ku kalonte semaforin me të kuqe dhe siç shprehet vetë ajo, gjithçka ka ndodhur prej lodhjes, që ka sjellë më pas edhe shpërqëndrimin.

Alketa e nis faljen publike me pak humor duk shkruar se si shofere mund të mos jetë aq e mirë, por si këngëtare e kalon klasën.


Moderatorja tregon se mund të kishte punësuar shofer, por preferon ta ngasë vetë makinën teksa shton se nuk e ka aspak problem të kërkojë falje publike kur bën gabime.