Qytetarët në Shkodër janë bashkuar sërish në protestë për ngjarjen e Klodian Rashës te sh kaktuar nga efektivi i policisë.

Ndryshe nga protesta e kaluar ajo çfarë vihet këtë të shtunë është pjesëmarrja e policisë e cila është vendosur përpara institucionit.

Drejtësi për Klodian kërkohet në këtë protestë, shprehet protestuesit të cilët theksojnë se policia duhet ti mbështesë.

Një mësuese pjesëmarrëse në këtë protestë tha se autoritetet duhet të bëjnë më shumë për të rinjtë që të ndjehen të sigurt në vendin e tyre

Një pyetje që më ka bërë një nxënës i imi , 15 vjeç më ka prekur Mësuese më tha, a nuk keni frik se ju heqin nga puna për shkak se merrni pjesë në protestë. Ndaj dola edhe sot për ti treguar që nuk kam frikë. Ja këtu që ata psikologë të mos merren me faktin që adoleshentët protestojnë, por të kuptojnë rëndësinë e kësaj pyetje u shpreh ajo

Protesta vazhdon sepse drejtësia nuk është çuar deri në fund. Nuk duhet të trembeni. Unë i ftoj në protestë. Ardi Veliu ka përgjegjësi penale. E duhur do të ishte që të kemi mbështetjen e policisë, u shpreh një nga të rinjtë pjesëmarrës në protestë.