Gjykata e Tiranës ka mbyllur hetimet për ish kryebashkiakun e Shkodrës, Valdrin Pjetri, i akuzuar për falsifikim të dokumenteve.
Vendimi i Gjykatës për pushimin e çështjes mori formë të prerë në datën 17 dhjetor.
Sipas organit të akuzës mësohet se ish-kryebashkiaku nuk mund të deklaronte dënimin për shkak se kështu ishte kërkuar nga Gjykata në Itali.
Prokurori Ervin Karanxha ka zbatuar ligjin italian penal dhe jo atë shqiptar, duke argumentuar se vepra penale ka ndodhur në shtetin fqinj.
Në kërkesën e pushimit të çështjes thuhet Vetë vendimi i dënimit të tij në pjesën e dispozitivit të tij deklaronte që ky vendim nuk duhej të përmendej në të ardhmen apo të bëhej publik.
Comments are closed.