Gjon Zefi ka 20 vite që merret me mbarështimin e gjelave të detit. Siç shprehet, janë më me leverdi se puna në bujqësi, andaj sot numëron 1500 copë.
Ka 20 vjet që merrem me rritjen e gjelave të detit. Është më mirë se në bujqësi, thotë Zefi.
Fermeri 70-vjeçar tregon se mbajtja e këtyre shpendëve ka mund e sakrifice, por arrijnë të sigurojnë jetesën.
Falë klimës së butë dhe relievit fushor, shumë fermerë në fshatrat e Zadrimës e kanë mbështetur ekonominë familjare tek rritja e gjelave të detit.
Çmimi i shitjes mbetet i njëjtë me vitin e kaluar, një gjel deti në Zadrimë varion 600 deri në 700 lek për kilogram.
E shesim herë me 650 lekë e herë me 700. Nuk shkon më tepër thotë një banor.
Kanë shpenzime dhe preokupime. Nëse nuk jep bonus qeveria këto kanë shpenzime. Këto hanë njësoj si derri, tha një tjetër banor.
Këtë vit janë mbarështuar më pak gjela deti në zonën e Zadrimes krahasuar me 2019, për shkak të izolimit të tejzgjatur nga pandemia. Një tjetër shqetësim mbetet mungesa e tregut.
Fermerët e Zadrimës janë të detyruar të vendosen në dy anët e rrugës nacionale Lezhë-Shkodër në kërkim të blerësve gjatë sezonit të festave.
Comments are closed.