Alban Xhaferi ka duartrokitur fjalimin e Vjosa Osmanit, bërë ditën e djeshme në parlamentin shqiptar. Presidentja e Republikës së Kosovës vizitoi vendin tonë, ndërsa u ndal te trau i vendosur nga vendi ynë në Morinë.
Ajo emocionoi dhe çoi në këmbë parlamentin teksa u shpreh Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria. Çfarëdo barriere mes dy vendeve tona është kundër frymës së lëvizjes së lirë dhe forcimit të marrëdhënieve. Na lini të vijmë siç deshën të parët tanë, ashtu siç duam ne dhe siç do duan fëmijët tanë.
Pikërisht këto fjalë janë shpërndarë nga sponsori i Vllaznisë në rrjetin social Facebook, duke i shoqëruar edhe me disa duartrokitje.
Comments are closed.