Nga 1 janari 2021 paga minimale do të jetë 30 mijë lekë për 174 orë pune në muaj.
Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave. Në muajin shtator ishte kryeministri Edi Rama ai që paralajmëroi se paga minimale do të ndryshojë, duke nënvizuar se asnjë pagë nuk do të jetë më nën 30 mijë lekë.
Ndryshimi parashikohet të jetë rreth 15 4 për qind më shumë se paga aktuale minimale, prej 26 mijë lekësh.
Paga bazë minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 30 000 tridhjetë mijë lekë.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2021
Më herët, Shoqatat e biznesit kanë thënë për Monitor se këto ndryshime do të rrisin kostot për të vetëpunësuarit, biznesin e vogël dhe fasonët.
Comments are closed.