Përmes një dokumenti që së pari duhet të hidhet në votim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon kufizime për qeverinë dhe zyrtarët shtetërorë 4 muaj para zgjedhjeve. Sipas këtij raporti ndalohet shpërndarja e lejeve të legalizimeve, dhurimi i celësave të shtëpive dhe një sërë aktivitetesh që joshin elektoratin
Dakordësia në Këshillin Politik për të kufizuar qeverinë para 25 prillit po konkretizohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Nëpërmjet një raporti që pritet të hidhet në votim, KQZ ndalon prezantimin e projekteve, dhurimin e çelësave të shtëpive, shpërndarjen e lejeve të legalizimeve dhe prerjen e shiritëve pas datës 25 dhjetor dhe deri në zgjedhje.
Comments are closed.