Nga java e ardhshme Instituti i Sigurimeve Shoqërore në bashkëpunim me Postën Shqiptare dhe bankat në vend do të nisin shpërndarjen e bonusit prej 5 mijë lekë për pensionistët për festat e fundvitit
Janë disa procedura teknike që do realizohen këtë fundjavë dhe jemi gati që javën tjetër të filloj shpërndarja. Sigurisht shpërndarja do të bëhet nga posta shqiptare dhe nga bankat
Numri i personave që përfitojnë nga ky bonus është rreth 677 mijë persona duke përfshirë të gjithë kategoritë. Janë të gjithë kategoritë si Pensionet e pleqërisë, invaliditetit, familjarët, pensionet e parakohshme, invalidët e luftës dhe veteranët e luftës që marrin pension pohoi ai
Fondi që parashikohet të jepet nga buxheti është 3 4 mld lekë Për të shmangur grumbullimet nëpër posta Hado thotë se do të përgatitet edhe një grafikë në bashkëpunim me postën shqiptare për shpërndarjen e bonusit
Të gjithë pensionet që paguhen në bankë automatikisht do ti kaloj shpërblimi në bankë dhe për pensionet që paguhen në postë posta do vazhdojë me sistemin e vet që do të thotë të gjithë ata persona që kanë për të marr pensionin këtë vit do të marrin shpërblimin dhe në bazë të kapaciteteve që ka posta do të vazhdojë të paguaj edhe shpërblimin për ato persona që i kanë marr. tha Astrit Hado
Comments are closed.