Federata Shqiptare e Futbollit tashmë ka një statut të ri të miratuar me 56 vota pro , asnjë kundër dhe vetëm një abstenim nga anëtarësia e saj pra klubet e futbollit. Ky votim u bë në Asamblenë e Përgjithshme të Jashtëzakonshme të mbajtur këtë të premte online pra në mënyrë virtuale kjo edhe për shkak të pandemisë
Statuti i ri përfshin disa ndryshime që sipas kreut të FSHF së Duka dhe juristëve të institucionit janë në përputhje me rregullat dhe sugjerimet e FIFA s dhe Uefas dhe sipas modeleve më të mira të federatave të tjera
Ndryshimi më i rëndësishëm ka të bëjë me komisionet pasi duke marrë modelin e UEFA s Komisioni i Etikës është bashkuar me atë të Disiplinës duke krijuar në këtë mënyrë Komisionin e Etikës dhe Disiplinës
Tjetër ndryshim ka të bëjë me pavarësinë poltike të anëtarëve të Asamblesë apo të Komitetit Ekzekutiv dhe me faktin që do ndalohen të kandidojnë për President përfaqësues politikë deputetë apo ish deputet siç ishte rasti i zgjedhjeve të fundit
Zgjerimi i anëtarësisë dhe rritja e kompetencave të Asamblesë pra të vetë klubeve të futbollit që tashmë do të ketë të drejtën të zgjedhin edhe anëtarët e komisioneve juridike . Të gjitha këto ndryshime statutore që anëtarëve të Asamblesë u ishin parashtruar më herët u votuan në bllok dhe morrën 56 vota pro, asnjë kundër dhe vetëm një abstenim
Comments are closed.