Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, në një statusi në rrjetin e saj Facebook ka kujtuar ditën ndërkombëtare të emigrantëve, përmes një mesazhi fort dhe emocionues për të gjithë emigrantët shqiptar
Ajo ka shprehur se dita e sotme është një ditë e dhimbshme për kombin tonë duke kërkuar falje nga ndaj të gjithë emigrantëve që nuk i është dhënë mundësia të ndërtojnë një jetë në vendin e tyre, duke i falënderuar që nuk kanë reshtur së ndihmuari ekonominë e Shqipërisë
Ajo në postim ka theksuar se emigrantëve duhet ti jepet e drejta e votës në Shqipëri.
Në fund ajo ka shprehur nderimet e saj kundrejt të gjithë bashkëqytetarëve që jetojnë jashtë vendit.