Gjatë mbledhje së sotme të Komitetit të Ekspertëve ku të pranishëm ishin dhe ekspertë turq, shefja e departamentit të sëmundjeve infektive pranë ISHP së Silva Bino, deklaroi se kemi një tendencë në rënie të rasteve të reja si dhe të pozitivitetit.
Bino theksoi se krahas testimeve që janë 4 fishuar po merret në konsideratë dhe gjurmimi nëpërmjet aplikacioneve në telefon.
Eksperienca dhe diskutimi me kolegët turk ishte shumë i mirë. Ne diskutuam me ata masat e para që ndërmorrëm, si bllokimi i përgjithshëm dhe testimi i rasteve të kontaktit. Kjo ishte një eksperiencë e ndarë me kolegët turk të cilët kishin bërë po të njëjtën gjë.
Gjithashtu ne diskutuam dhe masat e pjesshme, të cilat bëjnë të mundur izolimin e virusit dhe vazhdimin e jetës për pjesën tjetër të popullatës. Ky diskutim ishte shumë i vlefshëm për të bërë të mundur shkëmbimin e eksperiencave.
Ne diskutuam edhe masat që janë marrë, si psh. mënyrat si do të funksioniojnë restorantet dhe shkollat, ku dhe ne këtu kemi shumë masa të ngjashme me kolegët turk.
Ne vijojmë monitorojmë situatën dhe kemi tendencë në ulje jo vetëm të rasteve por edhe të pozitivitetit. Kohët e fundit kemi katërfishuar testimet. Pra diçka që këtë kohë e kemi superuar.
Futja e testit të shpejtë lehtëson jo vetëm kohën e marrjes së diagnozës por përshpejton dhe identifikimin. Me kolegët turk kemi ndarë eksperiencën e gjurmimit të kontakte e nëpërmjet aplikacioneve me telefon.
Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me kolegët turk në lidhje me masat e përgjithshme të shëndetit publik, tha Bino.