Komisioni i Disiplinës ka bërë publike pak minuta më parë, masat ndëshkimore për të gjitha shkeljet e kryera në të gjitha kategoritë përkatëse për javën që sapo lamë pas.
Përsa i përket Kategorisë Superiore, klubi i vetëm që është dënuar është Vllaznia.
Shkodranët kanë marrë një gjobë prej 200 mijë lekësh të rinj. Për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, duke mos respektuar protokollin sanitar.
Kujtojmë që kjo gjobë ka ardhur pas ankesës së klubit të Partizanit, me në krye drejtorin Olsi Rama.
Comments are closed.