Ndonëse vendi u çlirua nga mbyllja në tremujorin e tretë të vitit, konsumi ka vijuar të jetë i dobët dhe i përqendruar vetëm në produktet ushqimore, ndërsa shihet një rritje e lartë e konsumit të ilaçeve.
Sipas të dhënave të detajuara të INSTAT, në korrik u shënua një rritje e lehtë e indeksit të vlerës së tregtisë me pakicë me bazë vjetore në gusht, ky indeks shënoi një tkurrje në raport me gushtin 2019 duke reflektuar turizmin më të dobët, sidomos si rrjedhojë e rënies së hyrjeve të të huajve, që nuk u arritën të kompensoheshin nga turistët vendas. Në shtator, shitjet u gjallëruan pas shumë muajsh, duke u rritur të nxitura nga fillimi i vitit shkollor dhe ardhjet e turistëve nga Kosova.
Instat raportoi se në total, në tremujorin e tretë, volumi i tregtisë me pakicë në tremujorin e tretë të këtij viti shënoi rritje për qind me bazë vjetore.
Krahas ushqimeve, që janë produkti bazë për të cilin shpenzojnë familjet, pandemia e Covid 19 ka rritur ndjeshëm konsumin dhe blerjen e barnave në vend. Të dhënat e INSTAT tregojnë se rritja ishte më e fortë sidomos në shtator, teksa vala e dytë e Covid 19 filloi të përshpejtohet, duke shënuar zgjerimin më të lartë nga të gjitha grupet e tjera, sipas aktivitetit ekonomik.
Një tendencë e tillë është konfirmuar dhe nga importet e produkteve farmaceutike që kanë shënuar rritje në shtator e tetor.
Mjekët dhe farmacistët pohojnë se ka pasur një rritje të lartë të konsumit të vitaminave, kryesisht C dhe D, antibiotikëve, të produkteve qetësuese që kanë përdorur të prekurit me Covid 19 si dhe të serumeve, kortizonikëve, antikoagulantëve.
Sipas të dhënave të detajuara të INSTAT për tregtinë me pakicë, indekset e vlerës sipas aktivitetit ekonomik, treguan se në korrik, shitjet në total u rritën lehtë , pasi ishin gjallëruar disi në qershor , që ishte muaji i parë pas daljes nga karantina dhe u kompensua deri diku nga shitjet e munguara të marsit dhe prill ku tregti me pakicë ra
Në korrik, shitjet e ushqimeve, si një dyqanet e lagjes, ashtu dhe në njësitë tregtare të specializuara shënuan një rritje Rritje të lehtë, shënoi dhe grupi Veshje, këpucë dhe artikuj prej lëkure
Shitjet e pajisjeve kompjuterike vijuar tendencën rritëse të konstatuar që në periudhën e pandemisë, për shkak të kalimit të punës online.
Në korrik, vijoi me tkurrje konsumi i karburanteve dhe Libra, gazeta, artikuj shkollor, produkte të argëtimit
Gusht, mungesa e turistëve dobësoi konsumin.Gushti është një nga muajt me konsumin më të lartë për shkak të ndikimit të turistëve dhe të emigrantëve, që rrisin blerjet e produkteve të ndryshme, ushqimeve, karburantit etj. Por këtë vit, teksa numri i hyrjeve të shtetave të huaj që hynë në vend ra , tregtia me pakicë shënoi një rënie.
Pothuajse të gjita grupet ishin me rënie në gusht, me përjashtim të produkteve farmaceutike e mjekësore, indeksi i vlerës së të cilave u rrit me me bazë vjetore.
Tregtia me pakicë e karburanteve ra me ndërsa dhe shitjet e Pajisjeve kompjuterike, informatike shënuan një tkurrje të forët
Shtator, shkolla dhe turistët e Kosovës rrisin konsumin Në shtator konsumi i gjallërua lehtë, si rrjedhojë e fillimit të shkollës, me shitjet e Libra, gazeta, artikuj shkollor, produkte të argëtimit, që u zgjeruan , ndërsa dhe dyqanet e vogla raportuan rritje si për produktet ushqimore
ashtu dhe ato jo ushqimore, i nxitur dhe nga turistët nga Kosova, që në shtator u rritën në krahasim me të njëjëtn periudhë të një viti më parë. Konsumi i karburanteve vijoi rënien, por me ritme më të ngadalta . Ashtu si në gusht u shitën më pak oajisje kompjuterike , ndërsa konsumi i produkteve farmaceutike arriti rekordin .
Comments are closed.