Partizani zhvilloi sot ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni dhe jo vetëm, në një kohë kur FIFA i ka bllokuar merkaton për dy sesionet e radhës teksa kanë konstatuar parregullsi në transferimin e Eraldo Çinarit.
Të kuqtë u përballen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në një çështje ku përfshihen katër palë, një seancë kundër Vllaznisë, Çinarit, FIFA-s dhe Istras. Klubi i Partizanit u përfaqësua nga drejtori i përgjithshëm Olsi Rama si dhe avokati i mirënjohur Juan de Dios Crespo Peres dhe zyra e avokat Antonio Conte. Me anë të një reagimi në faqen zyrtare, klubi i Partizanin bën me dije se vendimi përfundimtare pritet të merret brenda muajit dhjetor
Pranë KAS të Lozanës është zhvilluar sot online, si pasojë e situatës COVID 19, seanca e programuar gjyqësore për çështjen Erald Çinari. Në komunikimin me panelin e KAS palët kanë paraqitur të gjitha pretendimet e tyre, si dhe janë dëgjuar deklaratat e dëshmitarëve të përfshirë në këtë proçes.
FK Partizani është përfaqësuar në këtë seancë gjyqësore online, nga Drejtori i Përgjithshëm Olsi Rama, si dhe avokati i mirënjohur Juan de Dios Crespo Peres dhe zyra e avokat Antonio Conte. Ky grup ka punuar intesivisht përgjatë gjithë kësaj periudhe për përgatitjen sa më efikase të mbrojtjes dhe demonstrimit të pafajësisë sonë Pritet që vendimi nga KAS të merret brenda muajit dhjetor
Comments are closed.