Ka një përpjekje të PD-së dhe LSI-së për të orientuar opinionin publik se protestat e ditëve të fundit nuk janë të organizuara prej tyre, por janë shprehje e zemëratës rinore dhe se ato e kanë për detyrë t’i mbështesin.
Zjarrvënia ndaj selisë së PS-së në Shkodër ka qënë nga ngjarjet e dhunshme kulmore në protestat e këtyre ditëve.
Po rradhis disa fakte për të lënë këdo të bëjë vlerësimin e vet.

Protesta e të shtunës në Shkodër u lajmërua që të premten, madje edhe intenerari i saj përfshirë selinë e PS-së.
Vetë kryetarja e bashkisë Shkodër u vu në krye të protestës.

Çfarë duhet të mendojë kushdo që proteston dhe që di se në krye të protestës është dikush që deklaronte para një viti e gjysëm se “Po të kisha edhe unë Molotov do të gjuaja edhe unë me Molotov ….”

Ka një përpjekje të PD-së dhe LSI-së për të orientuar opinionin publik se protestat e ditëve të fundit nuk janë të…

Posted by Ilir Beqaj on Sunday, 13 December 2020