Një efektiv i forcave “Shqiponja” është p.lagosur nga protesta e ditës së sotme në qytetin e Shkodrës dhe është dërguar në spital për mjekim, njofton policia. Forcat blu theksojnë se pjesëmarrësit zhvilluan tubim të paligjshëm dhe dëmtuan me sende të forta goditën e një subjekti politik dhe sh.katërruan gjithçka kishte brenda

Gjatë tubimit të paligjshëm të zhvilluar sot në orën 11.00 ku pjesëmarrësit filluan lëvizjen nga sheshi Luigj Gurakuqi drejt pedonales se qytetit, para Prefektures dhe gjate marshimit kanë ndaluar ne rrugen Ëillson

Pjesmarrësit në tubim kanë demtuar me sende të forta godinën e një subjekti politik duke thyer e sh.katërruar dritaret dhe dyert e më pas nxorrën dhe dogjën bazën materiale që ishte në brendësi të godinës

Gjithshtu gjatë tubimit është gjuajtur me sende të forta në drejtim të Policisë dhe për pasojë është pl..agosur një nga punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme Shqiponja i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër për mjekim