Protesta të dhunshme po zhvillohen dhe në qytetin e Durrësit, ku të rinj të revoltuar i kanë vendosur flakën pemës së Krishtlindjeve të vendosur në sheshin kryesor të qytetit
Të rinjtë, kryesisht të moshave 15 – 25 vjeç kanë protestuar fillimisht përballë komisariatit të policisë, për tu përhapur më pas në rrugë dhe pjesë të ndryshme të qytetit
Tubimi masiv është shoqëruar me bllokim të rrugëve, djegje të koshave të plehrave, sulm me gurë dhe vezë ndaj godinës së policisë dhe tashmë protestuesit janë zhvendosur drejt sheshit të qytetit ku kanë djegur pemë e festave të fundvitit
Comments are closed.