Këto pamje të borës vijnë nga Qafë Thorja që lidh Thethin me Shkodrën.Kjo është bora e parë për këtë vit që ka mbuluar Qafën e Thores.
Janë të paktën 1 e 10 cm borë vetëm aktualisht duke e bërë të pamundur kalimin për të gjitha mjetet dhe duke bllokuar në një farë mënyrë një pjesë të konsiderueshme të turizmit. Nëse reshjet e borës vijojnë trashësia në rrugë mund të shkojë edhe më shumë se kaq duke e vështirësuar situatën dhe duke bllokuar edhe një pjesë të konsiderueshme të aksit nga Boga e Malësisë së Madhe deri në Qafë Thore.
Kjo krijon vështirësi të mëdha për banorët e një pjese të Dukagjinit të cilit nga ky aks nuk kanë mundësi për të lëvizur por edhe për pronarët e bujtinave. Sipas burimeve një numër i konsiderueshëm prenotimesh janë kthyer mbrasht nga bujtinat për shkak se rruga tashmë është bllokuar dhe nuk mund t’i presin duke anuluar kështu rezervimet.
E vetmja mundësi për të shkuar në Theth është në anën tjetër përmes malit të Shoshit por rruga andej është tejet e rrezikshme për shkak të amortizimit dhe rrugës së ngushtë malore por edhe shumë më e gjatë duke e bërë pothuajse të pamundur udhëtimin në atë pjesë por edhe të padëshirueshëm.
Comments are closed.