Testet e shpejta Covid kane mberritur dhe ne Shkoder. Mjekja epidemiologe Dhurata Hysa thote se testet po behen sipas protokollit, kur rastet referohen nga mjeku i familjes apo nga urgjenca. Ajo deklaron se po trajnohen nga stafi epidemioligjik qendrat shendetesore. Ajo deklaron se interesi eshte i larte pasi pergjigjia jepet brenda 15 minutave. Mjekja sqaroi se testi i shpejte behet vetem brenda 5 diteve kur shfaqen simptomat.


Mjekja tha se shkodra vijon te jete nje vater e Covid ndersa pranoi faktin se persona qe rezultojne pozitiv thyejne karantinimin. Ajo kerkoi qe te rritet vigjilenca pasi denoncime te tilla ka patur edhe prane DSHP dhe i jane referuar Inspektoriatit shendetesor.

Secila grup moshe eshte e rrezikuar te infektohet pasi pozitiv kane rezultuar te gjitha moshat , theksoi Mjekja Hysa.