Një tjetër lajm i trishtë është mësuar nga teatri “Migjeni” i Shkodres që pasdreken e së mërkurës ka humbur në moshën 56 vjeçare skenografin e njohur Hysni Halili.

Ai vuante nga një sëmundje e rëndë, betejën më të cilën nuk arriti ta fitojë, duke mbyllur sytë në shtëpinë e tij në Shkoder. Halili kontribuoi rreth 3 dekada në realizimin e dhjetra skenografive për trupen e teatrit e sidomos të estradës profesioniste, aty ku bashkëpunimi i tij ishte i spikatur.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta u dha prej teatrit “Migjeni” ndërsa të shumta ishin ngushëllimet e aktorëve dhe kolegëve të këtij institucioni me të cilët bashkëpunoi për vite të tëra mjeshtri i skenografisë Hysni Halili.

Për shkak të pandemisë Covid 19 ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet nga familja, pa prezencë të shumë qytetareve dhe në pamundësi për të kryer homazhe në shtëpinë e dytë ku ai punoi, teatrin “Migjeni”