Kjo eshte foto e pare e artistes se madhe Justina Aliaj e cila tashme është drejt shërimit të plotë pas shumë ditësh të mundimshme në spitalin Infektiv, pas infektimit me Covid Artistja së shpejti do të lërë spitalin, për të vijuar rikuperimin në shtëpi, por nga shtrati i Infektivit, me maskën e oksigjenit në hundë, Justina Aliaj ka falënderuar mjekët që sipas saj i dhanë një jetë të dytë dhe ka drejtuar një lutje për të gjithë qytetarët që të mos neglizhojnë e mos ta provojnë kurrë këtë sëmundje të vështirë
“Sëmundjen që më zuri e kam përballuar jashtëzakonisht vështirë, shumë keq se nuk e dija diagozën, e shumta për mua ishte grip.
Kështu rrodhën ditët me temperaturën 39 e gjysmë, e filloi trajtimi intensiv, ndoshta dhe 10 flakona në ditë, se kisha një covid tashmë shumë të avancuar.
Kjo zgjati disa ditë, në shtrat, absolut nuk haja se nuk isha në gjendje, ishte një përjetim i tmerrshëm, me një këputje të jashtëzakonshme, një lodhje mendore të jashtëzakonshme, me ato muskuj sikur ishin shkëputur nga kocka.
Duhet me thënë pa shpresë. E vetmja shpresë ishte që më mbajtën gjallë doktorët. Kjo është ajo që unë do e mbaj në shpirt e do e marr me vete sa të jetoj. Këto mjek këtu ishin kaq konseguent, nuk harroj kurrë si ato vinin më thonin që ne nuk të lëshojmë ti nuk del prej ketu a u shëndoshur, ti do dalësh këtu e shëndoshur
Kanë punuar në mënyrë intensive. Doktor Tritan Kalo, me të dhënë shpresë, doktoreshë Nevila, kryeinfermierja Rita një njeri që bëhet copë, pastaj shpëtimtarja ime, Najada Como, ajo me shpëtoi jetën, më fali jetë të dytë dhe kjo është, s’ka fjalë. Them që këta doktora e kanë bërë prej vërteti detyrën e Hipokratit”
Comments are closed.