Festën e përvitshme oratori “Don Bosko” në Shkodër zgjodhi ta zhvillojë më një aktivitet falenderues për shëndetësinë sot në 8 dhjetor ditën e Rinisë. Në oborrin e spitalit rajonal Shkodër të rinjtë e oratorit “Don Bosko” kënduan si dhe lexuan disa letra me mesazhe në drejtim të mjekëve dhe infermierëve që po luftojnë çdo ditë ndaj COVID-19.
Një vajzë 14 vjeçe e oratorit “Don Bosko” falenderoi gjithashtu stafet mjekësore përmes një letre të shkruar.
Mjekët dhe infermirët e spitalit të Shkodrës morën disa letra të tjera të shkruara nga të rinjtë njërën prej të cilave e lexoi infermierja e pediatrisë Xhulia Jakini.
Drejtuesi i oratorit “Don Bosko” Giuseppe Russo thotë se të rinjtë kanë nevojë më shumë se kurrë për besim dhe mesazhe positive.
Festa e oratorit “Don Bosko” është zhvilluar çdo vit me të rinjtë në qendër të qytetit por këtë radhë u zgjodh spitali i Shkodrës si shenjë falenderimi për mjekët dhe infermierët
Comments are closed.