Komiteti i ekspertëve i ngritur për trajtimin e pandemisë dhe masat anticovid 19 në takimin e përjavshëm me gazetarët kanë raportuar se situata në Shqipëri është më e mira krahasuar me vendet e rajonit, ndërsa kanë deklaruar se në fund të kësaj jave do të vendoset nëse do të ketë shtrëngim të masave për parandalimin e përhapjes së virusit.

E pyetur nëse të vdekurit në banesë apo jashtë vendit përfshihen në raportimin ditor të humbjeve të jetës nga Ministria e Shëndetësisë, zv ministrja Mira Rakacolli u shpreh se

Më shumë përgjegjësi them se raportohen të gjithë ato raste që strukturat tona shëndetësore i deklarojnë si vdekje covid. Nuk ka asnjë lloj fshehje nuk mund të ketë paralelizem të agjencive funerale me strukturat shëndetësore.

Jemi në mes të një pandemie, ndaj duhet të dimë që shifrat që me kalimin e kohës rregullohen dhe asnjë jetë e humbur nuk është fshehur dhe gjithçka është raportuar me përgjegjësi nga ministria e shëndetësisë, çdo vdekje që nga strukturat shëndetësore është deklaruar covid 19

Do të shikohen dhe do të rregullohen dhe do të bëja një thirrje që mos të fokusohemi të vdekjet por tek të shëruarit. Mos harrojmë që njerëzit kanë vdekur nga zemra, nga sëmundje malinje dhe shumë sëmundje të tjera dhe ata vazhdojnë të vdesin nga këto smëundje. Nuk janë shifrat e rritura vetëm nga Covid 19 por kjo është një çështje që do ta shohim në vazhdimësi. Është bilanc që do të bëhet me shumë përgjegjësi.

Ndërsa në lidhje me shqiptarët që jetojnë jashtë dhe kanë humbur jetën nga COVID 19 Albana Fico deklaroi se

Kemi raportime për ata me kombësi shqiptare por që jetojnë jashtë dhe vdesin nga covid 19 Për çdo njeri që jeton jashtë Shqipërie teorikisht duhet të cregjistrohet nga regjistri i gjendjes civile, por në pjesën tonë të betejës nuk është ky informacioni që i vjen ministrisë së shëndetësisë, ndaj ekziston INSTAT dhe institucione të tjera që merren me këtë pjesë.