Një film i bazuar në dëshmi reale të dy personazheve tashmë në moshë të thyer, të cilët mes shumë emocionesh rrëfejnë rininë e tyre të kufizuar nga diktatura komuniste .
Motër Maria Kaleta sot 92 vjeç gjeti forcën tek besimi për të vijuar rrugën e saj kishtare në kohën e regjimit ndonëse nuk e pati aspak të lehtë .Kujtimet i ka të freskëta ndërsa rrëfimet marrin forcë hyjnore me zërin e saj të ngrohtë teksa rrullat i kanë zënë sytë dhe ballin.
Viktor Martini 80 vjeç rikthehet në qelinë 23 ku vuajti 8 vite nga rinia e tij. Dëshmi rrë.nqethëse të rrëfyera mes lotësh dhe me pengun e madh, se gjithë ajo sakrificë nuk u shpërblye në ditët e sotme , ku sërisht të rinjtë po braktisin vendlindjen e tyre.
Projekt i USAID Shqipëri dhe Ambasadës Britanike në Tiranë për mbështetjen, si dhe dy universiteteve Luigj Gurakuqi, Shkodër dhe Aleksandër Xhuvani, Elbasan
Comments are closed.