Të kam mbajtur 9 muaj në bark , E kam gdhirë netë të tëra, Po mos të isha unë, as ti sdo ishe, këto janë fjali që prindërit i thonë shpesh ndaj fëmijëve. Në fakt janë pikërisht këto fjali që e dëmtojnë marrëdhënien prind-fëmijë, ngrejnë hije dyshimi dhe baza konflikti
Një fëmijë as e mendon ndonjëherë që duhet të paguajë mbrapsht gjithçka që prindërit i kanë dhënë që në vegjëli.
Fëmija në fak e kthen mbrapsht gjithçka në mënyrën e tij, përmes mimikave të lezetshme, gugatjeve të para, të qeshurave dhe përkëdheljes. Pastaj përqafimeve që japin. Vetëm se prindërit duhet të jenë në gjendje t`i kuptojnë këto sinjale.
Prindërit jo gjithmonë shndërrohen në njerëzit më të afërt të fëmijës. Luajnë padyshim një rol thelbësor në rritjen e fëmijës, por nuk janë të vetmit. Kritikat nga prindërit mund të lëndojnë edhe më shumë sesa kritikat nga një i huaj dhe përkeqësojnë situatën.
Fëmijët nuk është e thënë të bëhen patjetër ai që prindi dëshiron Sigurisht që prindërit kërkojnë më të mirën për fëmijën, por në fund është fëmija që mes alternativash zgjedh çfarë është më e mira për të.
Fëmijët nuk mund tu kthejnë prindërve kohën që kanë shpenzuar me ta
Asnjë prind nuk mund të presë të rifitojë kohën që ka humbur për tu marrë me veten, se është marrë me fëmijën. Ndaj, as këtë nuk mund tia kërkosh.
Ndaj më e rëndësishmja që prindërit mund të bëjnë për fëmijët është ti japin liri e ti mbështetin, në fund të respektojnë zgjedhjen dhe dëshirat e tyre.
Comments are closed.