Shefja e mbikëqyrjes në ISHP, Eugena Tomini e ka cilësuar izolimin si gurin e fundit që duhet lëvizur në kuadër të frenimit të pandemisë së koronavirusit.
E ftuar në Ilva Now në Euronews Albania Tomini u shpreh se sistemi shëndetësor është ende në kapacitet për të përballuar pacientët e shtruar.
Teksa ritheksoi se komiteti i ekspertëve e ka përcaktuar këtë javë si vendimtare për të vlerësuar masat që mund të merren në javët në vijim, Tomini këshilloi që festat të kalohen pranë familjes së ngushtë në mënyrë që të shmangen sa më shumë transmetueshmëria e virusit gjatë kësaj periudhe.
Këtë vit mos të shkojmë ne tek festa, festa të vijë tek ne, të festojmë në familje këtë vit sugjeroi Tomini.
Gjithashtu ajo risolli në vëmendje se në skenarët e Ministrisë së Shëndetësisë është futja në funksion e spitaleve rajonale për të përballuar çdo skenar të mundshëm.
Shefja e mbikëqyrjes në ISHP shpjegoi se edhe nga studimet e kryera në botë tregojnë se transmetueshmëria e virusit në këtë moment është po aq intensiv sa në fillim
Në fazën e hershme të pandemisë elementi i karantinimit përgatiti strukturat shëndetësore dhe strukturat mbështetëse për të ndihmuar në përballimin e pandemisë
por izolimi do të jetë elementi i fundit i menduar, në një kohë që mund të zbatojmë masat e thjeshta për të minimizuar transmetimit e virusit , tha Tomini.