Presidenti Ilir Meta ishte një nga studentët e dhjetorit, të cilët dolën në protesta duke kërkuar që Shqipëria të linte pas komunizmin dhe të kthehej në dmeokraci.

30 vite më pas, si president i vendit ai shprehet me nota kritike për atë që është bërë në këto vite, duke u shprehur në emisionin “Përballë” se nuk ka asnjë arsye për të qenë krenarë.

Sot është ditë feste sepse 30 vite më parë ka ndodhur një zgjim historik nga studentët që vranë frikën dhe për herë të parë bëri që në Shqipëri pas kaq dekadash të shpërthejnë thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Por është edhe ditë trishtimi, po të vësh re bilancin 30 vjeçar, i cili është zhgënjyes. Ka qenë një process ulje ngritjesh, por ajo që n aka dëmtuar më shumë është braktisja e shumë politikanëve për idelaet e dhjetorit. Nuk ka asnjë arsye për të qenë krenar sot.

Jam krenar që në këto 30 vite proceset e integrimit europian nuk janë penguar kurrë nga Ilir Meta, edhe duke hequr dorë nga posti i kryeministrit, tha Meta.