Mjeku i njohur neurolog Drini Dobi u vendos të dërgohej për kurim më të specializuar jashtë vendit ku vijon luftën për jetën, në gjendje të rënde shëndetësore.
Pas një përpjekjeje të jashtëzakonshme nga kolegë e miq u arrit të mblidhet një shumë që garantoi transportin dhe qëndrimin disa ditor në spital, por për një kurim të plotë nevojiten të tjera të ardhura monetare
Dhe për këtë arsye, miq dhe kolegë kanë bërë thirrje për të kontribuar në llogarinë bankare e cila është hapur në emër të bashkëshortes së mjekut Dobi
Ndërkohë që gazetari Klodian Tomorri, i ka bërë thirrje qeverisë që të ndihmojë në kurimin e mjekut pasi është aset kombëtar. Tomorri shton se këto nuk kanë lënë deputet buf që është ulur në parlament pa i paguar shpënzimet për kurim jashtë vendit
“Keta nuk kane lene deputet pa i paguar shpenzimet e kurimit jashte. Cdo buf qe eshte ulur ne Parlament. Nderkohe qe nje mjek, shef pavioni, lufton me jeten dhe nuk e ve njeri ujin ne zjarr.
Mbroni ato pak asete qe kemi. Deputete ka plot dhe nuk i duhen as dreqit. 6 mije i ka vetem Basha te propozuar nga anetaresia. 16 mije i gjeti Rama per dy dite tek ai portali i tij. Mjeke nuk kemi me se ose po na ikin jashte ose po i vrasim neper spitale.
Vazhdoni keshtu. Se per nja dy-tre vjet do na vizitojne ata qe kerkojne cipin e Bill Gatesit dhe alienet e yjesise se manushaqes” shkruan Tomorri.
Comments are closed.