Një prej rrëfimeve më shokuese që nga nisja e pandemisë Covid 19 në botë. Babai i saj Francesco, pozitiv me Covid, u shtrua në spitalin Moscati në Taranto në mesnatën mes 1 dhe 2 nëntorit
78 vjeçari komunikonte përmes telefonit me familjarët e tij, por ajo çfarë tregonte ishte me të vërtetë alarmante. Ejani më merrni, këtu vdes.
Në datë 3 nëntor, vajza e tij, avokate, flet me një nga mjekët e spitalit që ndiqte nga afër gjendjen e të atit.
Babai juaj nuk bashkëpunon. Nuk do të vendosë maskën cpap. Pas 10 minutash vdes, bëhuni gati , raportohet ti ketë thënë mjeku, shkruan Repubblica, përcjell Ora News.
Ky nuk është denoncimi i parë dhe i vetëm që familjarët e të sëmurëve me Covid 19 kanë bërë për mjekët dhe spitalet në Itali. Nga nisja e pandemisë, Italia regjistron 1 728 878 infektime dhe 60,078 vik.tima
Comments are closed.