Ish kryeministri Sali Berisha, ka përcjellë një mesazh ngushëllimi pas ndarjes së parakohshme nga jeta të themeluesit të Fax Media Neës, Kasem Hysenbelli.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha e përshkruan si një person të sjellshëm dhe të guximshëm, sakaq shton se, Kasemi qëndroi burrërisht dhe i paepur kundër censurës dhe për pavarësinë e medias qe ai drejtonte.


Miq, Kasem Hysenbelliu, pronari dhe presidenti i Fax News, njeres prej mediave te reja me te hapura dhe me te pavarura ne 30 vitet e fundit, u nda nga jeta parakohe.

Kasemi Hysenbelliu ne veprimtarine e tij u perball me pres.ione te shumta politike te kryecensorit te vendit dhe lakejve te tij, qe kerkonin ti vri.snin endrren fisnike te medies se lire.

 I sjellshem dhe i guximshem Kasemi qendroi burrerisht dhe i paepur kunder censures dhe per pavaresine e medias qe ai drejtonte. Me vizionin e tij te qarte ai arriti me sukses te themeloje dhe te ngreje shpjet nje media te lire, te pavarur, te respektuar nga publiku duke dhene keshtu nje kontribut te vertet ne transparencen, luften kunder cesures ne shkalle vendi dhe krijuar nje media te respektuar.

Me kete rast shpreh nderimin tim te thelle per ndihmesen e tij te çmuar dhe ngushellimet e mia te ndjera familjes, miqve, te afermve dhe stafit te mediave qe ai drejtonte. Une lutem se bashku me ta qe shpirti i Kasemit te gjeje paqen e merituar. Amin sb.