Institucioni i Autoritetit të për hapjen e Dosjeve në Shqipëri ka nisur punën për të kordinuar institucionet për gjetjen e trupave të zhdukur në kohën e komunizmit dhe që ende nuk kanë një varr.

Sula shikoi nga afër një vend në lumin Kir pas varrezave katolike ku mendohet se ka ende eshtra të personave që janë qëlluar nga skuadrat e pushkatimit të regjimit monist

Aktualisht shprehet kryetarja Sula janë 700 familjarë që kanë raportuar për të afërmit e tyre si dhe 73 vende ku mendohet se mund të jenë ekzekutuar dhe në të cilat nevojiten që të bëhen gërmime për të gjetur eshtrat e tyre

Shkodra është një prej qyteteve që ka numrin më të lartë të zhdukurve në rang kombëtar për shkak se ishte ndër qytetet më të persekutuar nga regjimi monist. Në këto 30 vite ndërtimet e panumërta kanë bërë që ështrat e shumë personave të mos gjenden më ndërsa Shqipëria është i vetmi shtet në Europë që nuk e ka nisur këtë proces /star plus/