Gjatë ditës së sotme, Ermal Mamaqi ka qenë njëri ndër trajnerët në “Konventën e Tretë Për Menaxherët e Shitjes dhe Marketingut” Kjo është mundësuar nga Denis Gafuri, nën moton e konventës “Suksesi është qëllimi yt”

Mamaqi përpos që ndau eksperiencat e tij në suksesin e bizneseve që drejton, pati rastin të flas edhe për Paketën që mëson se si të jetoni, vlera e së cilës arrin 24 mijë euro.

Përpos kritikave që pati për çmimin, Emali e cilësoi si një mundësi të mirë që të mësohemi si të arrijmë të planifikojmë të ardhmen. “Unë nuk shes veten, unë shes mend” u shpreh aktori i njohur.