Një den.on.cim i pazakontë ka mbërritur në redaksinë e Fax News këtë të enjte nga nëna e një 30-vjeçari nga Durrësi. Shpresa Ferizi thotë se djalit të saj, Elton Ferizi, i ka mbërritur kërkesa nga Operacioni Forca e Ligjit për të deklaruar pasurinë për 48 orë.

Ajo pretendon se djali jeton në një banesë të dëmtuar nga tërmeti, dhe nuk ka para as për biletë për të ardhur në Tiranë që të plotësojë formularin. Nëna e Elton Ferizit kërkon OFL së që të paktën ti mundësojë të riut paratë e biletës nga Durrësi në Tiranë sepse nuk ka para.

E pyetur nëse djali i saj ka pre.cedent pe.nal, Shpresa Ferizi tregon se në 2011 është dënuar me një vit bu.rg pas një de.no.ncimi të bërë prej saj për konsumimin e lëndëve nar.k.otike.

Vetë Elton Ferizi, i kontaktuar nga Fax News, deklaroi se deri në momentin që të plotësojë formularin e vetëdeklarimit të pasurisë dhe mbylljes së procesit në tërësi, nuk mund të shprehet publikisht pasi ka frikë se mund të kompromentojë procesin.

Djali nuk ka para as për të paguar biletën për në Tiranë, Eltoni jeton në një banesë të dëmtuar nga tërmeti, në shtëpinë time, nuk ka banesë të tijën. Në 2011 e den.oncova djalin, konsum.onte ha.shash, e den.oncova për të hequr varësinë e tij nga na.rk.otikët. Djali nuk përdor më as dr.ogë as alk.ool, OFL të kap të fo.rtët. I dërgoj çdo muaj para nga Italia djalit se është pa punë, është shprehur Shpresa Ferizi për Fax News.