Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka nisur një shkresë Këshillit të Ministrave, nëpërmjet të cilës i kërkon fonde për projektin e Identifikimit Elektronik për zgjedhjet e datës 25 prill 2021

Komisioni i Zgjedhjeve sqaron se pas ngritjes së grupit të punës u vlerësuan kostot financiare dhe numrin e personave që do angazhohen për përdorimin e sistemeve dhe pajisjeve të teknologjisë së informacionit. Kostoja e përgjithshme e zgjedhjeve të 2021 është 35 milion euro

Sipas raportit përfundimtar kostoja e teknologjisë në zgjedhje është afërsisht 16.8 milion euro. Sakaq kosto shtesë rreth 10 milion euro do ti kërkohen qeverisë për pilotimin e votimit dhe numërimit elektronik. KZQ sqaron se identifikimi biometrik i zgjedhësve do të jetë në të gjitha zonat. Ndërkohë kujtojmë se kostoja në zgjedhjet e tjera ka arritur në 8 milion euro afërsisht