Ish-ministri i Shëndetësisë në qeverinë Berisha, ish-kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë, dhe një nga figurat kryesore të Partisë Demokratike, Halim Kosova, ndez përplasjen brenda kupolës së selisë blu

I ftuar mbrëmjen e djeshme tek Adi Krasta në Syri Tv, Kosova ka rrëfyer një episod sesi nuk i është hapur dera e një zyre në PD, ndërsa dy drejtuesit e Komisionit Basha, Genc Ruli dhe Bujar Nishani e kanë skualifikuar.

Për Rulin, Kosova foli me ironi (Lexo këtu), ndërsa për Nishanin, ish-deputeti deklaroi se “ai vetë me dy palë pampers e ka skualifikuar si të padenjë për të qenë në listat për deputetë”