Aurora Allushaj i bën thirrje mediave që të mos rëndojnë shpirtin e askujt për luftë klikimesh por të lënë familjarët në dhimbjen e tyre
“Kolegë ju lutem ruani etikën dhe profesionalizmin. Respektoni dhimbjen e njerëzve dhe mos shkruani informacione të rreme. Familja e dajos tim nuk duhet të përdhoset kështu. I ndjeri. Nuk ka qenë kurrë në Belgjikë e pak më shumë të ketë qenë i dënuar. Nuk është momenti të bëni luftë klikimesh duke rënduar shpirtin e dikujt që ka dhimbje me shumicë. Ju lutem na lini në dhimbjen tonë nëse ju ka mbetur ndopak njerëzillëk” shkroi Allushaj.
Kanë kaluar disa orë nga ngjarja e rende 27 vjeçarit Benjamin Bezhanaj (Bezhani) në qytetin e Vlorës dhe ende nuk ka asnjë të ndaluar si të dyshuar për ngjarjen që rikthen edhe njëherë tjetër frikën në qytetin bregdetar
Comments are closed.