Pandemia në të gjithë globin ka hyrë në fazën e saj të dytë dhe për ekspertët situata është e rënduar në shumë vende, me të cilave edhe Shqipëria. Sipas një raporti të Bankës Botërore, pandemia Covid 19 do të bëhet shkak në përkeqësimin e treguesve kryesorë të shëndetit, shkruan monitor

Presioni i pandemisë mbi sistemin shëndetësor dhe akumulimi i vonesave për të trajtuar sëmundjet e tjera do të përkeqësojë treguesit kryesorë globalë të shëndetit, duke rritur normat e vdekshmërisë të fëmijëve dhe nënave, shkallët e imunizimit, incidencën e tuberkulozit dhe prevalencën e HIV.

Ndikime negative do të ketë tek vendet që kanë numër të ulët mjekësh dhe infermierësh për banorë dhe ato me mungesë logjistike mjekësore. Sipas Bankës Botërore, Shqipëria renditet ne grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta në krah të vendeve afrikane për numrin e ulët të stafeve mjekësore për banorë. Shqipëria ka 4 9 mjekë dhe infermierë për banorë

Kjo shifër është shumë e ulët në raport me vendet e tjera të kontinentit ku bëjmë pjesë. Sipas Bankës Botërore, numri i stafeve mjekësore dhe kostoja e shërbimeve janë thelbësore për të minimizuar rre.ziqet që i kanosen shëndetit

Pandemia tregoi se edhe vendet me të ardhura të larta dhe shëndetësi të zhvilluar u gjendën në kolaps për të përballuar flukset e pacientëve. Gjatë tri dekadave të fundit, niveli global i vde.kshmërisë nën pesë vjeç ka rënë me rreth 60 për qind. Mirëpo pandemia mund të përkeqësojë këtë tregues