Sipas Raporteve të viteve 2006-2017 Shqipëria ka humbur rreth 40% të sipërfaqeve të pyllëzuara të saj duke rritur efektin e erozionit në vend dhe duke u shndërruar kështu në një faktor të rëndësishëm për përmbytjet.


Për të përmirësuar situatën e pyllëzimit dhe zvogëlimin e erozionit por duke u ofruar në të njëjtën kohë një shans punësimi familjeve me të ardhura të pakta, GIZ në bashkëpunim me Agjensinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe qeverisjen vendore, po zbaton për herë të parë nismën “Mbështetje për punë publike”.

Idea është e një projecti shumë interesant, ku punësimi I banorëve të zonës për të kultivuar më shumë pemë të mbjella dhe po ashtu për t’I shërbyer më shumë Zonave të Mbrojtura rrit bashkërendimin natyrisht dhe me rikthimin e zonave të mbrojtura me aftësi për të rritur ekonominë e komuniteteve dhe natyrisht për të lidhur më tepër komunitetin me agjencinë e zonave të mrbojtura dhe me ato pasuri të mëdha natyrore që ne I kemi tashmë të ofruara shumë më tepër me komunitetin e zones tha Ministri Klosi.

Projekti po zbatohet në kuadër të mbështetjes që Qeveria Gjermane jep për zbutjen e pasojave të situatës së krijuar nga pandemia e COVID 19, përmes programit

Përshtatja ndaj Ndryshimeve Klimatike përmes Manaxhimit Ndërkufitar të Rrezikut ndaj Përmbytjeve në Ballkanin Perëndimor. Ky program financohent nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe zbatohet nga GIZ.

Kushtet e pandemisë na pengojnë që të krijojmë aktivitete të mëdha por kushtet e pandemisë na rikujtojnë se është shumë e rëndësishme që në kuadër të mbrojtjes së mjedisit në kuadër të luftës globale për ndryshimet klimatike dhe ngrohjen globale na duhet shumë më tepër gjelbërim dhe për këtë vazhdion aksioni ynë Clean & Green 2020 për të siguruar në gjithë Shqipërinë një aksion të vërtet për më shumë gjelbërim dhe më shumë fidanë të mbjellë. tha Ministri Klosi.


Projekti ka ofruar punësim afatshkurtër për 2 muaj për rreth 80 persona në nevojë ekonomike, edhe si pasojë e papunësisë së shkaktuar nga pandemia e Covid-19. Këta persona do të kryejnë mbjelljet në Parkun Kombëtr Qaf-Shtamë, Lurë – Mali I Dejes si dhe Peisazhi I Mbrojtur Lumi Buna Velipojë, ku do të mbillen mbi 20 mijë fidanë.

Me një mbeshtetje financiare prej afro 50,000 euro, agjensitë rajonale të zonave të sipërpërmendura kanë mundësinë jo vetëm të përmirësojnë situatën e pyllëzimeve dhe erozionit në zonat e mbrojtura por si rrjedhojë minimizojnë efektin nga përmbytjet në tokat bujqësore, ruajtjen e biodiversitetit dhe pasurimin dhe mbrojtjen e florës.


Në zonën e mbrojtur Bunë-Velipojë, projekti ka bërë të mundur punësimin e rreth 40 personave, me qëllim kryerjen e mbjelleve të rreth 6000 pisha të zeza dhe dafina.