Një 23 vjeçare në Turqi ka humbur jetën si pasojë e Covid, menjëherë pasi solli në jetë vajzën e saj të parë. Nagihan Kadı, rezultoi pozitive me Covid 3 ditë para se të lindte vajzën, dhe menjëherë më pas u dërgua për trajtim në repartin e kujdesit intesiv.
Trajtimi i gruas, gjendja e së cilës u përkeqësua për shkak se virusi i kishte prekur mushkëritë, vazhdoi në një spital privat në Stamboll, raporton cnn turk.
Por megjithë përpjekjet e mjekëve, sipas Ministrisë së Shëndetësisë e reja nuk ka mundur që të mbijetojë, edhe pse u kërkua që trajtimi i saj të bëhej përmes plazmës së personave që e kanë kaluar më herët koronavirusin.
Vdêkja e dhïmbshme e nënës së re, e cila humbi jetën para se të merrte vajzën e saj të vogël Nehir në krahët e saj, shkaktoi një dhimbje të madhe te e gjitha familja e saj dhe te të afërmit, të cilët kanë postuar mesazhe prekëse në rrjetet sociale.
Comments are closed.