E quajti Shkodrën province mbremjen e djeshme ne emisionin Love Story ne TV klan dhe kaq ka majftuar qe ne rrjetet sociale te kete reagime te shumta ndaj opnionistes se ketij emisioni. Kane qene gazetaret Brunilda Dibra dhe Eliona Shkreli te cilat ne rrjetet sociale kane reaguar menjehere duke kerkuar qe ti kerkohet falje ketij qyteti.
Ato shkodruajne:
Gazetarja Brunilda Dibra shkruan: Dy fjalë për gocën nga metropoli, që qesëndis, Shkodrën provinciale. Uroj të ketë qenë një fjalë e thënë në nxitim e sipër dhe ti të mos e mendosh vërtet këtë gjë. Sepse dua të besoj që kultura, arsimimi, përvoja jote jetësore dhe pse jo njohja e vendit tënd, e bëjnë të pamundur një mendim të tillë.
Por edhe sikur ta mendosh, kjo gjë bën me turp ty dhe produksionin që të jep hapësirë të shprehesh në këtë formë, duke ofenduar një qytet të tërë, i cili sot ndoshta lëngon nga mungesa e vëmendjes, varfëria, por vazhdon të furnizojë atë metropolin tënd dhe botën me të rinj e të reja, talente në çdo fushë si në sport, muzikë, art pamor, kinematografi, televizion, por dhe në sektorin ekonomik, shëndetësor, në arsim dhe shkencë. Nuk dua të bie në nivelin tënd e të bëj krahasime mes Shkodrës dhe Tiranës, sepse nuk ja vlen, aq më tepër sot ku shqiptarët janë qytetarë të botës edhe nëse kanë lindur në një fshat të thellë të veriut, lindjes, jugut e pse jo dhe Tiranës.
Përgatitu t’i kërkosh falje Shkodrës dhe shkodranëve. Ndërkohë të përshëndes me këtë videon, për t’ju kujtuar ty dhe çdokujt që merr përsipër të etiketojë njërëz e lokalitete në një media vizive, virtuale apo të shkruar: SHUT THE FUCK UP!
Gazetarja Eliona KODRA SHKRELI shkruan: Moj ti Jeri Lalaj a si e ke emrin, që e mban veten dhe qytetare tironse dhe femër me karrierë të pasur dhe e arritur në jetë, po të mesoj një diçka që ta kesh shtesë për kulturën Tënde të munguar… Shkodra nuk është provincë e dashur, Shkodra është qytetërim i hershëm me plot kulturë e qytetari. Prandaj, kujdes kur del e flet më shumë kompetenca e siguri… Kur nuk di është më mirë të heshtësh!
Aman se na u bëtë Alketa shumë te Klani (nuk e ndjek programin, thjesht lexova një status dhe humba pak kohë nga dita ime për të vërtetuar nëse vërtetë është bërë kjo gafë? Ishte e vërtetë)
Comments are closed.