Situata e pandemisë në vend pritet të vështirësohet. Kjo për shkak të qarkullimit të virozave të tjera respiratore që pritet të rrisin intensitetin në javët në vazhdim. Këtë shqetësim ndajnë specialistët e ISHP-së të cilët shtojnë se trendi i të infektuarve me Covid shoqëruar me virozat e tjera respiratore do e vështirësojnë gjendjen.
Në një intervistë për Klan, Eugena Tomini thotë se aktualisht kemi qarkullim të dendur të Covid dhe intensitet të ulët të virozave respiratore
Në këtë fazë kemi qarkullim të dendur të COVID në vend, kemi intensitet të lartë, kemi nivel risku të shtuar sa i takon rasteve pozitive, atyre që kanë kërkuar trajtim spitalor dhe atyre me simptoma të lehta që trajtohen nga mjeku i familjes. Jemi në një intensitet të ulët të virozave respiratore, dhe për rrjedhojë bashkëjetesa me COVID e vështirëson situatën.
Disa qytete rezultojnë të jenë vatrat e nxehta të infeksionit. Sipas Tominit, ato janë Është Tirana që mban peshën më të madhe Korça, Shkodra, Durrësi, Fieri janë rajonet që kanë pozitivitetin më të lartë të COVID
Comments are closed.