Aleksandër Deda mbrëmjen e sotme i shpëtoi një atentati por ndodhet në gjendje kritike për jetën i p.lagosur në spitalin e Traumës në Tiranë. Gazetari i “ABC” në Lezhë Gjergj Figuri mëson detaje të reja nga ngjarja, skema e autorëve për të ekzekutuar biznesmenin e njohur edhe si “Leksi i druve”
Dy autorët e kishin ndjekur me kujdes duke i kontrolluar të gjitha lëvizjet dhe në momentin që po qarkullonte në aksin e vjetër Lezhë – Milot, Deda është qëlluar nga një tjetër makinë tip “Audi”
42 vjeçari ka manovruar dhe ka shtuar shpejtësinë duke i shpëtuar breshërisë vetëm me plagë, ndërsa ka shkuar vetë në spitalin e Lezhës me makinën e tij. Më pas duke parë gjendjen kritike, spitali i Lezhës e ka transportuar në drejtim të Tiranës për mjekim më të specializuar
Pasi dështuan për ta ekzekutuar autorët janë larguar me shpejtësi duke djegur makinën vetëm disa minuta më pas pranë rrugës kryesore në fshatin Zejmen. Brenda “Audi” të autorëve u gjet një armë zjarri, ndërsa targa ishte hequr
Comments are closed.