Ndarja nga jeta e Diego Armando Maradona ka tronditur botën e futbollit e jo vetëm. Dita e gjatë e homazheve është mbyllur me varrimin e Diez, ndërsa nderimet i janë kryer në Casa Rosada, pallatin presidencial argjentinas, në Buenos Aires ku populli albiceleste i dha përshëndetjen e fundit heroit të saj. Sigurisht që në momente të tilla nuk mund të mungojnë edhe disa momente mistike që kërkojnë disa përgjigje.

Një e tillë vjen nga Argjentina, atje ku një femër e re në moshë nga Entre Rios doli për të filmuar qiellin. Padashur kapi imazhin që formohej nga retë të Diego Armando Maradonës, duke qenë kopje identike dhe me numrin “10”.E reja nuk e kishte vënë re këtë detaj të rëndësishëm dhe do të ishte një prej shokëve të saj që do të njoftonte se kishte kapur momentin që do të bënte xhiron e rrjeteve sociale.

Gjithçka është reale pasi retë qëndrojnë për pak sa të formojnë imazhin e Maradonës në qiell dhe më pas lëvizin për ta zhdukur atë. Disa besojnë se ishte imazhi i Diegos duke festuar një nga golat kundër Anglisë në çerekfinalet e Kupës së Botës 1986 “Zot” në tokë dhe në qiell, Maradona mbizotëron kudo

https://www.facebook.com/SportMediaset/videos/4989135304462281/