Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër shtëpitë e reja të disa familjeve në Shijak, të cilat kanë përfituar nga projekti i rindërtimit. 4 banesat në fjalë u dëmtuan rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Kreu i qeverisë shkoi që ti jepte çelësat e shtëpive të reja familjeve të Marjana Domit, Hava Domit, Shpresa Zezës dhe Hamit Zezës. Ndërkohë që në këtë zonë do të përfitojnë 468 familje të tjera nga projekti i rindërtimit

Pasi pa nga afër punimet në banesa, Rama bashkëbisedoi me kryefamiljarët, ndërsa nuk i rezistoi dhe ëmbëlsirave. Teksa u qiras nga një grua me llokume me arra, me një tjetër kryefamiljar bisedoi për faktin se ky i fundit kishte qenë skeptik për faktin nëse do të bëhej me shtëpi. Nuk e besoje. Beso e kontroll këtë punë. Ja shiko shtëpinë tani. i tha Rama qytetarit.