Valbona ishte një prej rasteve të viteve të fundit, por edhe shumë zona të tjera të Shqipërisë përgjatë 3 dekadave të pluralizmit politik ranë pre e dorës keqbërese apo e shfrytezimit pa kriter me bekimin edhe të vetë shtetit.
Ndërtimi i hidrocentraleve ishte shembulli më tipik se si pasuria publike dhe natyra e virgjër shkatërroheshin duke u betonizuar, në interes të lojrave të klienteliste të njerezve pranë qeverisë.
Këtë model socialistët duket se janë të vendosur të mos e ndalin, por përkundrazi ta shtrijnë kudo, në cdo bashki të vendit, pa pyetur për pakësimin e rezervave ujore, dëmtimin e florës dhe faunës, apo ndikimeve të tjera në mjedis. E radhës që bëhet pjesë e kësaj loje është bashkia e Pukës, e cila në mbledhjen e këshillit bashkiak të 27 nëntorit, do të miratojë plot 3 leje për ndërtim hidrocentralesh, mbi fondin pyjor që ka nën administrim kjo bashki.
Nga pikat e rendit të ditës të bëra publike, 3 prej tyre janë për ndërtime HEC, si ai në Bicaj, Kaulina dhe Gojan. Kryebashkiaku i Pukës Gjon Gjonaj siç duket ka vendosur që mandatin e dytë, kur mbi kokë nuk ka asnjë zë kundër për shkak të përbërjes së këshillit bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, të kopjojë modelin e kolegëve të tij, që lejet ti japë edhe për HEC-e, përtej ndikimit që ato kanë në mjedis.
Masa.kra në Pukë duket se vetëm sa ka filluar nga një vendim absurd që redukton fondin pyjor për të betonizuar këto zona ku të ndërtohen hidrocentrale
Njoftimi i bashkisë Pukë:
Në mbështetje të ligjit nr.139/2015, “Për Vetëqeverisjen Vendore” neni 53, pika 3, shkronja “a” si dhe të nenit 56 të VKB nr. 14 datë 30.06.2020 “Rregullore e funksionimit të Këshillit të Bashkisë Pukë” dhe në zbatim të Urdhërit nr 633, datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura” Nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju njoftoj se Mbledhja do të zhvillohet në datën 27.11.2020 ora 13.00 nëpërmjet platformës online Skype.
Rendi i ditës si mëposhtë:
Projekt-vendimi për miratimin e dhënies së ndihmës ekonomike duke përdorur deri në masën 6% të fondit total të ndihmës ekonomike të muajit Tetor 2020
Projekt-vendim për miratimin për heqje nga fondi pyjor publik të sipërfaqes 0.0970 ha që do të përdoret për ndërtimin e “Hec SHSH-Bicaj” Bashkia Pukë.
Projekt-vendim për miratimin për heqje nga fondi pyjor publik të sipërfaqes 0.300 ha që do të përdoret për ndërtimin e “Hec Kaulina” Bashkia Pukë.
Projekt-vendim për miratimin për heqje nga fondi pyjor publik të sipërfaqes 0.8903 ha që do të përdoret për ndërtimin e “Hec Gojan” Bashkia Pukë.
Projekt-Vendim “për dhënie Titull “Qytetar Nderi” i Bashkisë Pukë, Dr. Nazmi Hysen Djaloshi (pas vdekjes)
Shqyrtimi i komisioneve të përhershme të këshillit bazuar në Vkb Nr. 14, datë 30/06/2020 “Për Miratimin e Rregullores së Brendshme të Këshillit Bashkiak Pukë”
Comments are closed.