COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2.174 testime, 321 të shëruar, 656 raste të reja dhe 10 humbje jete në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të shmangni lëvizjet e panevojshme dhe të kufizohen kontaktet, për të parandaluar përhapjen e COVID19.
Të gjithë qytetarët duhet të respektojnë rregullat, për ruajtjen e distancimit fizik, mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjenën. Ju bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin deryrimisht çdo lloj grumbullimi mbi 10 persona.
Ju informojmë për situatën e covid19 në 24 orët e fundit në vend.
Janë kryer 2 174 testime, prej të cilave 397 janë testime janë kryer për arsye depistimi.
Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 656 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki
131 raste në Tiranë, 78 në Lezhë, 47 në Gjirokastër, 46 në Krujë, 44 në Durrës, 31 në Vlorë, 28 në Berat, 27 në Sarandë, 24 në Elbasan, nga 22 raste në Kavajë
Përmet, 18 në Kukës, nga 17 raste në Kurbin, Lushnje, nga 16 raste në Librazhd, Gramsh, 15 në Tropojë, 12 në Pukë, 11 në Malësi e Madhe, nga 7 raste në Tepelenë, Kolonjë, nga 5 raste në Mat, Bulqizë, 3 në Korçë, 2 në Dibër, nga 1 rast në Fier, Pogradec, Delvinë, Peqin, Kuçovë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 321 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17 352 që nga fillimi i epidemisë.
Comments are closed.